Janë nxjerrë gjallë mes rrënojash e borës së madhe 6 trupa në hotelin e shkatërruar nga orteku në Itali.
Mediat italiane raportojnë se paraditen e sotme pas shumë gërmimesh janë gjendur brenda 6 persona të gjallë, por ende nuk ka detaje. Ndërkohë numri i viktimave thuhet se ka shkuar në 4 persona.
Në kohën kur thuhet se nën rrënoja ka ende të mbijetuar, mediat raportojnë se zjarrfikësit dhe forcat e ndërhyrjes kanë biseduar vazhdimisht me ta.
Mbi hotelin tashmë të ndarë copash fluturojnë dy helikopterë, për emergjencat e nevojshme dhe për të ndihmuar të mbijetuarit që nxirren.
Ata kanë punuar gjatë natës, në kushte ekstreme, në kërkim të 30 të zhdukurve. Me temperaturat shumë gradë nën zero, punëtorët e shpëtimit kanë punuar me ritme të reduktuara, pasi i tremben rrëshqitjeve.
Gjatë natës turbinat dhe buldozerët kanë vazhduar hapjen e rrugës deri në hotel.
Hetimet
Prokuroria në Peskara ka hapur hetim për vrasje me paramendim për situatën katastrofike të krijuar nga shembja e hotelit nga orteku.
Hoteli luksoz u shkatërrua plotësisht në një kohë kur brenda ndodheshin 24 deri në 34 persona.Deri tani janë nxjerr tre trupa pajetë dhe dy të mbijetuar.Numri i personave të zhdukur mbetet ende i paqartë.
Mesazhet e dhimbshme të personave që kërkojnë ndihmë: Po vdesim nga i ftohti
Tridhjetë persona janë të zhdukur pasi një ortek varrosi një hotel të vogël në malet e Italisë qendrore, pas një serie tërmetesh që kanë rënë gjatë natës së të mërkurës, thonë autoritetet italiane.Orteku mbuloi hotelin me tre kate në Abruzzo, një zonë në Italinë qendrore e goditur nga lëkundjet e shpeshta të mërkurën mbrëma.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” citon kreun e një skuadre shpëtimi malore që ka thënë se “ka shumë të vdekur.”Një trup i pajetë është nxjerrë nga bora. Dy burra që ishin jashtë ndërtesës në kohën kur ndodhi fatkeqësia kanë ngritur alarmin duke lajmëruar autoritetet.
“Unë jam i gjallë sepse shkova për të marrë diçka nga makina ime”, tha njëri nga dy të mbijetuarit, Giampiero Parete, sipas Repubblica.it.
Por tha se gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre janë varrosur nën ortek.
“Kam humbur çdo gjë. Aty brenda ndodhen gruaja dhe dy bijtë e mi, Ludovica 6 vjeç dhe Gianfilippo 8 vjeç”, është shprehur turisti.
“Ndihmë, ne jemi duke vdekur nga të ftohtët”, shkruante mesazh një çift i bllokuar brenda, sipas Ansa.
Një burrë tjetër, i identifikuar nga mediat si Fabio Salzetta, ka dërguar një mesazh duke thënë se ai kishte shpëtuar duke ikur me një punëtor të mirëmbajtjes, por të tjerët kishin mbetur të bllokuar brenda.
Corriere della Sera duke cituar mesazhin e shkruar të tij, raporton: “Muret u rrëzuan, unë jam jashtë me një punëtor të mirëmbajtjes, por nuk arrijmë të shohim asgjë nga hoteli, ka vetëm një lartësi dëbore para meje”
“Rreth 30 persona janë zhdukur, mes klientëve edhe punëtorët e hotelit”,- tha Fabrizio Curcio, kreu i departamentit të mbrojtjes civile të Italisë.