Njihuni me materialet më të kushtueshme në botë, vetëm njëri kushton 27 milionë dollarë për gram

0
152

Californium 252: 27 milionë dollarë/gram. Izotopi ka përdorim industrial duke përfshirë matjen e lagështisë gjatë shpimeve për naftë bruto.

Painiti: 300 000 dollarë për gram. Ky mineral tejet i rrallë përpunohet kryesisht për gurë të çmuar për bizhuteri.

Diamanti: 67 000 dollarë për gram. Materiali natyror më i fortë në botë është sidomos i vlerësuar në industrinë e bizhuterive.

Triutiumi: 30 000 dollarë për gram. Një variant më pak i kushtueshëm i gaztë i ndriçuesit radioaktiv përdoret për të prodhuar shenjat e daljeve të emergjencës.

Tafeiti: 20 000 dollarë për gram. Ky gur i rrallë i çmuar u zbulua rastësisht në vitin 1945, si një gur i pastruar në një bizhuteri.

Plutoni: 4100 dollarë për gram. Materiali prodhohet nga elementët e uranit në impiantet bërthamore.

LSD: 3000 dollarë për gram. Kur shitet në formën e kristaltë, halucinogjeni i sintetizuar shitet afro 3000 dollarë për gram.

Kokaina: 200 dollarë për gram. Çmimet variojnë, por blerësit janë gati të paguajnë deri 200 dollarë për gram për këtë drogë, e cila rrallëherë është më pak se 25% e pastër.

Metamfetamina: 120 dollarë për gram. Metamfetamina e pastër e kristaltë konsiderohet të jetë droga që shkatërron më shpejt njerëzit.

Heroina: 110 dollarë për gram. Për heroinën në formën e vet më të pastër, blerësit paguajnë deri 110 dollarë për këtë drogë që krijon varësi të lartë. /bota.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here