Fshati Surrel, ku kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të jetojë me familjen është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kësaj radhë pikërisht nga ai dora vetë. Në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ ku ai shfaqet mjaft aktiv, ka ‘plasur’ gallata mes tij dhe një komentuesi.
Teksa kreu i qeverisë sjell në vëmendje shembullin e Gjermanisë për votimin elektronik, një komentues i shkruan: “Bidenë e banjës në shtëpi Guçi e keni?”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, i cili ia ka kthyer qytetarit me humor përgjigjen, duke shtuar se: “Ha ha ha, jo e kam Surreluçi”. Por komentuesi nuk ndalet me kaq, ndërsa i jep një ‘këshillë’ Ramës duke shtuar se: “Lerja Bashës vendin, je më mirë për humorist”.
KOMENTET
Edi Rama: S’është thjesht luks ne varfëri, sepse Gjermania qe e shpalli antikushtetues votimin elektronik apo Franca ose Holanda qe e provuan dhe e braktisen, nuk janë vende te varfera!
Komentuesi 1: Biden e banjos ne shtepi, Guçi e keni?
Edi Rama: Ha ha ha jo e kam Surreluçi
Komentuesi 1: Lerja Bashes vendin, je me mire per humorist.
Komentuesi 2: Pse Bashës apo e ndriti si perkthyes i umnikut
Komentuesi 3: Basha topmodel ky humorist ?
Komentuesi 4: Lini komentet o djema e shikoni e hapni syte per te kuptuar realitetin.
Komentuesi 5: Edi Rama gjení je ne pergjigje ahahah