Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës e nisi ditën e inaugurimit të tij duke vendosur kurora me lule tek Ushtari i Panjohur në varrezat kombëtare. Pas kësaj ceremonie, i shoqëruar nga familja e tij, Presidenti i 45 – të i Amerikës ndoqi koncertin në memorialin Lincoln.
Në koncert performuan Toby Keith, Piano guys, Lee Greenwood dhe 3 Doors Doën.
Fjalën parë në ceremoni e mbajti fitues i çmimit Oskar, Jon Voight, i cili u shpreh se populli amerikan ka qenë dëshmitar i një viti të lodhshëm. Ndërsa mori fjalën, Presidenti Trump u zotua para amerikanëve se do të bashkojë vendin.
“Unë mendoj se shumica prej nesh e dinim që në javën e parë të fushatës, por në muajin e fundit e dinim që dicka e vecantë po ndodhte. Unë mund tju them ketë. Sondazhet sa vinin dhe rriteshin, po ata nuk donin të na jepnin besim sepse na kishin harrurar, shumë nga ne ishin harruar. Në fushatë unë isha zëri i të gjithë të harruarve. Tashmë ju nuk jeni të harruar.Ne do ta bashkojmë vendin. Ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj,” – theksoi ai.
Më vonë presidenti mori pjesë edhe në darkën e donatorëve Unitet Station, ku premtoi 4 vite të mrekullueshme në vazhdim.