5 orë pa energji, bllokohet Porti i Durrësit

0
216

Autoritetet Portual të Durrësit është bllokuar  për më shumë se 5 orë në të gjitha shërbimet që merren në portin më të madh të vendit kjo për shkak të një defekti në rrjetin qëndror të furnizmit me energji elektrike.

Për këtë asnjë prej agjencive doganore nuk kanë mundur tu ofrojnë shërbim qytetarëve të cilët kanë pritur në radhë për orë të tëra për të kryer çdoganimin e mallrave dhe të mjeteve që ishin future në port prej orëve të mëngjesit.

Për pasojë në Portin e Durrësit u krijua një situatë anormale teksa drejtuesit e kamionëve të ngarkuar prisnin me orë të tëra në radhë, çka do ti penalizojë për të mos mbërritur në kohë në destinacionin e tyre.

OSHEE prej konstatimit të defektit ka punuar për orë të tëra derisa kanë mundur të rikthenin energjinë elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here