Mediat austriake kanë publikuar një foto të shqiptarit të arrestuar dje në Vjenë, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist në metro.
Ai është Lorenc. K. Me baba shqiptar dhe dyshohet se ishte radikalizuar së fundmi, pasi në banesën e tij janë gjetur materiale kompromentuese, që e lidhin atë me ISIS-in.
Shqiptari kishte përgatitur gjithçka. Ai do të sulmonte me bomba stacionin qëndror të metrosë. Qëllimi i tij ishte të vriste sa më shumë jetë të pafajshme të mundej, shkruan “Panorama”.
Sulmi ishte planifikuar të ndodhte me 24 janar, ku kishte edhe një event patinazhi dhe planifikohej që metrotë të mbushësin plot.
Ai është vetëm 18-vjeçar dhe shumicën e kohës jetonte në Gjermani. Shqiptari është marrë në pyetje nga Policia dhe më pas është lënë në burg.
Gjithashtu, janë marrë edhe telefonat e tij celularë dhe llogaritë në rrjetet sociale për të parë nëse vërtet ka pasur lidhje me ISIS-in, apo ka qenë thjesht një adhurues i të ashtuquajturit Shtet Islamik.