Përfundon statuja me dyllë e presidentit Donald Trump (FOTO)

0
233

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është përjetësuar të mërkurën, pasi muzeu i famshëm i dyllit, Madam Tussauds, zbuloi statujën e tij në prag të ceremonisë inaguruese.

Një shëmbëlltyrë me përmasa reale u zbulua njëkohësisht në muzeumet e Uashingtonit, Nju Jorkut, Orlandos, Floridas dhe Londrës. Në ekspozitën e Uashingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, figura në dyll e Trump u tregua teksa qëndronte në një rikijim të Kopshtit të Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që republikani ishte i veshur me një kostum blu të errët, një kravatë të kuqe dhe një karficë në jakën e kostumit, me flamurin amerikan. Therese Alvich, drejtore e përgjithshme e Madam Tussauds në Uashington, tha se statuja u krijua në bazë të përditësimit të përmasave që u morën nga Trump, në seancën e tij të parë për Tussauds në 1997, kur ai ishte një manjat i pasurive të patundshme.

“Ishte një sfidë për të, sepse u përpoqëm ta bënim çdo gjë siç duhej. Përmasat u morën nga seanca e tij e parë në 1997, nga pamja e tij e parë, që çdo gjë të ishte në rregull. Më pas ato u përditësuan. Duke marrë ngjyrën e tij, flokët e tij. Kemi kaluar shumë kohë, veçanërisht në perfeksionimin e flokëve. Është kaq ikonike, saqë do të ketë mirëmbajtje edhe për të.”

Statuja është vendosur në Galerinë e Presidentëve, që përmban statuja të presidentëve amerikanë, duke nisur që nga George Washington. Zbulimi i statujës së Trump vjen vetëm një ditë pasi dy sondazhe treguan se republikani ka nivelet më të ulëta të mbështetjes që një president i ardhshëm mund të ketë, që kur sondazhe të tilla nisën të kryheshin në vitet ’40. Trump madje lë pas edhe George W. Bush dhe Richard Nixon në terma jopopullariteti. Megjithatë, muzeu pret shumë vizitorë në ekspozitën e Trump, duke përfshirë edhe nxënës të shkollave ose njerëz që thjesht janë kuriozë për të parë statujën.

“Ka shumë debate mbi mënyrën si do ta portetizojmë. Por ne jemi përpjekur ta sjellim në mënyrën që njerëzit e njohin. Ai është i njohur. Nuk është tipi që qesh. Kështu që kur njerëzit mendojnë për të, ky është shikimi disi serioz dhe plot besim që ai portretizon. Jo shumë miqësor, por ky është ai. Mendoj se kështu prezantohet ai.”

E pyetur nëse pritet një impakt negativ për shkak të protestave të planifikuara kundër Trump në ditën e tij të inagurimit, Alvich tha se muzeumi është i përgatitur.
“Ne nuk e dimë kurrë. Jemi gjithnjë të përgatitur. Këtu tek Madam Tussauds jemi jo-politikë, nuk mbështesim ndonjë krah. Jemi vetëm të lumtur ta kemi këtu. Jemi në Galerinë e Presidentëve, prandaj sipas historisë, do të kemi të gjithë presidentët. Kemi stafin që do të jetë në gatishmëri, nëse diçka shkon keq. Por ne presim më të mirën. Nuk jemi shumë të shqetësuar.”

Dhjetëra grupe aktivistësh kanë planifikuar protesta në ceremoninë e inagurimit më 20 janar, ndërkohë që mbështetësit e Trump mbajnë shpresa se republikani do të përmbushë një sërë premtimesh polemizuese të fushatës së tij, si ndërtimi i një muri gjatë kufirit me Meksikën apo dëbimi i miliona emigrantëve ilegalë.

3c3f47ec00000578-0-image-m-94_14847718917133c3f47e400000578-0-image-a-95_14847719126533c3f5be000000578-0-image-a-88_14847717999673c3f47c600000578-0-image-a-90_14847718550183c3f385d00000578-0-image-a-87_14847713256013c3f32d100000578-0-image-a-86_1484771321108

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here