Kërkoi leje në punë se ndihej keq, por nuk i dhanë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

0
296

Një 27 vjecar shqiptar ka ndërruar jetë dje në një godinë në Certosas të Italisë, teksa ishte duke punuar. Sipas mediave vendase, Erion Myrtaj, 27 vjeç prej 2 ditësh kishte filluar punë me transportimin e mobileve në kompaninë Ikea. Sipas dëshmitarëve, shqiptari ishte ndjerë keq që në mëngjes dhe kishte kërkuar leje, por menaxherët nuk e kishin kuptuar dhe nuk ja dhanë.

Ai vazhdoi të punonte me transportin e mobilieve deri pasdite kur ra në tokë pa ndjenja. Pronarët e shtëpisë kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve prej 40 minutash nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Vdekja e të riut shqiptar konsiderohet si misterioze dhe prokurorët në Genova kanë nisur hetimet mbi rrethanat dhe shkaqet si dhe ndaj kompanisë ku punonte shqiptari, e cila nuk mori masat kur i riu ndihej keq. Babai i 27 vjecari shqiptar, i cili punon si shofer kamioni është shprehur i tronditur për ngjarjen, ndërsa kërkon të zbardhen sa më parë shkaqet e vdekjes së djalit të tij. Shietim Myrtaj thotë se djali i tij lodhej shumë, nga puna që bënte.

“Erjoni lodhej shumë nga puna me transportin e mobilieve. Unë nuk di që im bir të ketë bërë ndonjë kontroll mjekësor më parë. Jemi të tronditur, duam të dimë të vërtetën e vdekjes së djalit”- ka thënë ai. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së 27-vjecarit./bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here