‘Nuk të kujtohem unë, kemi qenë të lidhur bashkë disa vite më parë’, shqiptari tenton të përdhunojë shitësen në dyqan

Një shqiptar është arrestuar në Foggia, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjyqtarët Domenico Zeno Alessandra Fini me kërkesë të Prokurorisë. Sipas mediave italiane 29-vjeçari me iniciale B.B me banim në Romë akuzohet për dhunë seksuale ndaj një shitëse të një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur në 9 shtator të vitit të shkuar, kur 29-vjeçari shqiptar rreth orës 5:00 mbasdite pasi studioi terrenin dhe mundohet të shmangë kamerat e sigurisë hyri në një dyqan në “Piazza Giordano” ku nuk kishte njerëz të tjerë përveç shitëses.

Duke përfituar nga kjo situatë shqiptari i thotë shitëses: ‘Nuk të kujtohem unë, kemi qenë të lidhur bashkë disa vite më parë’. Më pas e shtrin përtokë vajzën e re duke u munduar ta përdhunojë brenda në dyqan, por vajza ka nisur të bërtasë dhe shqiptari është larguar me shpejtësi nga frika se mos i dëgjonte ndonjë kalimtar.

Shitësja arriti të shpëtojë dhe lajmëroi policinë. Në atë kohë 29-vjeçari shqiptar u denoncua në gjendje të lirë dhe u largua nga qyteti për t’u arrestuar më pas gjatë ditës së djeshme./bw

‘Nuk të kujtohem unë, kemi qenë të lidhur bashkë disa vite më parë’, shqiptari tenton të përdhunojë shitësen në dyqan

Basha pritet nga senatori amerikan: Fokus i

‘Nuk të kujtohem unë, kemi qenë të lidhur bashkë disa vite më parë’, shqiptari tenton të përdhunojë shitësen në dyqan

Rikthehen temperaturat minus, ja dita më e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko