Vlorë/ Kapet me 1460 euro false, arrestohet 32-vjeçari (foto)

0
242

Shtetasit të arrestuar iu gjetën në makinë 73 copë kartëmonedha me prerje 20 euro

Një 32 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi është kapur me 1460 euro të falsifikuara.

Shtetasi i arrestuar  është  Simon Mitraj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohet për “Falsifikim të kartëmonedhave”.

Sipas policisë bëhet e ditur se më datë 21 janar, rreth orës 20:00, 32-vjecari ka furnizuar automjetin e tij tip “Jeep” me targë AA 038 CR, tek një karburant në lagjen “Rilindja” duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 20 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, policia i ka gjetur 73 copë kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro (në total janë 1460 euro), të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here