Akademikët kundër Qoses: As Veriu as Lugina nuk janë të Serbisë, por të Kosovës e Shqipërisë

0
174

Propozimi i akademikut Rexhep Qosja ka ngjallur jo pak reagime edhe mes akademikëve përveçse të politikës shqiptare. Ashtu si historiani i njohur shiptar dr. Ramiz Abdyli ashtu edhe Akademikët nga Lugina e Preshevës Idriz Ajeti, Hivzi Ilsami e Nexhat Daci deklarojnë dhe dëshmojnë se “Medvegja, Bujanoca dhe Presheva, historikisht kurrë s’kanë qenë Serbi.

Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore, pavaresisht se ajo aktualisht mbahet në Serbi, si dikur Kosova para vitit 1999.

Sipas tyre, treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provinca Dardanium ka qenë po ashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav.

Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare.

Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”
Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë në pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjatë shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë (Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.)

Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (Malësi) po ashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drejt përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës, Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumeve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqtë e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq.

Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithësi ku si pjesëmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.

Akademiket shqiptarë nga Presheva: Lugina, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”

Profesor Doktor Ramiz Abdyli mendon se Lugina e Preshevës është një territor shqiptar, por i okupuar nga “Serbia e Madhe”.

“Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Prandaj, i përkujtojmë Beogradit se pos Kosovës që ishte dikur, edhe Lugina e Preshevës sot ka mbetur një territor shqiptar i okupuar prej disa vitesh, i mbetur në “Serbinë e Madhe”. Për hir të së vërtetës është e nevojshme të thuhet se, sikur Veriu i Kosovës ashtu edhe Lugina e Preshevës historikisht janë pjesë e ligjshme e Kosovës dhe të Shqipërisë sepse ato shtrihen në tokat ilire”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” historiani Abdyli.

Duke komentuar idenë e hedhur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, historiani shqiptar thotë se nuk duhet të ndodhë, për shkak se të dyja territoret janë historikisht shqiptare.

Akademiku Idriz Ajeti: Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore
“Nga koha e “krajlit” edhe sot e kësaj dite synimet e Serbisë janë ta zbrazin Kosovën Lindore nga shqiptarët. Programi i tyre i spastrimeve etnike po dëshmohet me Medvegjë”, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” akademiku nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 100- vjeçare është vital dhe vazhdon t’i kotribuojë në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit.

I pyetur për lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etnike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti ka pohuar se “Lugina e Preshevës” pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. “Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quajë Kosovën Serbi?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës diku po i realizon me sukses e diku po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërrmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po iu përgatit terrenin duke iu imponuar largimin nga trevat e tyre”.

Kryetari ASHAK prof.dr. Hivsi Ilsami: Në 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës
Rrjedhat historike, jo të rastësishme, qenë të atilla që shqiptarët e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës).

Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Morën dhe pjesë aktive në të gjitha proceset dhe lëvizjet kombëtare e çlirimtare të atëhershme e të mëvona, përfshirë ndihmat materiale dhe me ushtarë në Lëvizjen dhe UÇK-në (1998-1999), në luftën çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni (2001) dhe në vetë UÇPMB-në.

Në pikëpamje kulturore dhe shpirtërore, në rrafshin etnografik (martesat, doket, zakonet etj.) dhe në aspektin arsimor (shkollimi universitar) si në të kaluarën, ashtu edhe sot, çdo gjë te shqiptarët e Luginës është e lidhur pashkëputshëm me Kosovën.

Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi.

Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Lugina e Preshevës përkundër vullnetit të popullsisë së saj, përmes formave krejtësisht jo të natyrshme të rregullimit territorial dhe administrativ, vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë në kuadër të ish-RSFJ-së.

Para dhjetë viteve kishte propozime nga një funksionar i Kosovës (ministër e zv/kryeministër) që këto 11 vendbanime rurale, shumica gati të shpopulluara sot, të shkëmbeheshin me Veriun e Kosovës! Një absurd sui generis!

Akademik Nexhat Daci: Territoret e Kosovës nuk janë molla e dardha kakicke me i shkëmbyer sa herë të duash dhe kush të dojë!

“Unë qëndroj pas qëndrimeve, parimeve të mia fondamentale, që de fakto përputhen edhe me ato të Kosovës dhe kominitetit ndërkombëtar se nuk jemi të interesuar për ndryshimin e kufijve dhe Kosova duhet të zhvillohet nga ata 88 shtete të njohura dhe vende tjera nga te cilat do te njihet. Dhe nëse dikush ka pretendime per shkeputjen e ndonje cope të Kosovës, në menyre absolute duhet veprohet edhe me territoret e Luginës së Preshevës, fundja këtë u mundëson edhe Referendumi i 1992 dhe e drejta për vendsoje të popujve autokton…Prandaj, territoret e Kosovës nuk janë molla e dardha kakicke me i shkëmbyer sa herë të duash dhe kush të dojë”, ka deklaruar akademik Nexhat Daci, kryetar i LDD-së në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here