Sa larg shkon njeriu për të arritur në Burimin e Pavdekësisë? Për të kthyer orën me disa vite, disa njerëz thjeshtë zgjedhin kremëra kundër plakjes, apo mbase një trajtim me Botox aty-këtu. Në vitet 1920, një fizikan sovjetik me emrin Aleksandër Bogdanov po kërkonte më shumë se sa një shtrirje lëkure: ai përdorte transfuzione gjaku në një përpjekje për t’u bërë i pavdekshëm. Ironia? Rezultati ishte fatal.
A mos ishte vampir?
Jo, Bogdanov nuk ishte vampir. Por ai ishte themeluesi i të parit institucion botëror, që i kushtohej tërësisht transfuzionit të gjakut. Pak a shumë…
Përvec se ishte një fizikan, Bogdanovi ishte edhe propagandist i kauzës socialiste, ekonomist, filozof, natyralist, shkrimtar librash utopikë, poet, mësues, dhe politikan. Ai gjithashtu shpiku tektologjinë, një shkencë organizative që u bë ajo që sot njihet si kibernetika. Ai ishte vërtetë një njeri i Rilindjes, ndonëse fati në fund do të tregonte se ai që përpiqet të dijë të gjitha në fakt nuk di asgjë. Ndërkohë që studionte hematologjinë, Bogdanovi arriti në konkluzionin se transfuzionet e gjakut do të ishin efikasë në zgjatjen e jetës së njeriut. Sa herë që bënte transfuzion, ai pretendonte gjithfarësoj përmirësimesh shëndeti, si për shembull muskuj më të fortë dhe rritje e kapacitetit të mushkërive.
Cfarë ndodhi?
Ai vdiq nga një reaksion hemolitik shkaktuar prej transfuzionit. Pavarësisht se e testonte disa herë paraprakisht gjakun, shkenca në vitet 1920 nuk ishte ajo që është sot, dhe do kish qenë pothuaj e pamundur për të që të dallonte antitrupat që trupi i tij kishte krijuar në transfuzionet e mëhershme. Këta trupi do të sulmonin qelizat e kuqe të gjakut që merrte rishtaz, duke e vrarë atë ngadalë brenda pak ditësh.
Nuk është ide për t’u hedhur poshtë
Ndërkohë që transfuzionet e gjakut për përjetësi janë një ide e marrë, studimet e fundit kanë treguar se ideja e Bogdanovit mund të mos ketë qenë edhe aq e cmendur. Në fakt gjaku mund të ketë cilësi rinuese. Në një studim të vitit 2014 botuar në revistën Nature, studiuesit dhanë plazmë të minjve të sapolindur, tek minjtë e moshuar dhe zbuluan se në fakt kjo gjë ua mprehtësoi mendjen, si në reagimet ndaj frikës, ashtu edhe në kujtesë. Në fakt sipas studimit, kjo gjë përmirësoi aftësitë e tyre për të mësuar dhe menduar. /bota.al