Balla thirrje PD-së: Kemi cështje më me rëndësi se zgjedhjet, lini bojkotin dhe ejani në Komisione

0
163

Deputeti socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të lërë bojkotin dhe t’i kthehet punës në komisione parlamentare. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla tha se duhet të vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore lidhur me çështjet e tjera të rekomanduara nga OSBE/ODIHR, të cilat sipas tij duhet të adresohen sa më parë.

Balla tha se duhet të bëhen ndryshimet e nevojshme në ligjin për partitë politike sa i takon transparencës gjatë fushatës zgjedhore, për mënyrën e financimit.

“T’i rikthehemi punës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pasi kemi çështje të tjera shumë të rëndësishme që duhen adresuar. Duhet të theksoja edhe njëherë rëndësinë që ka që të paraqesin ndryshimet në ligjet për partitë politike lidhur me transparencën e financimit, dhe transparencën e fushatave zgjedhore.

Duhet të përgatitemi për amendamentin që duhet bërë në ligjin për partitë politike, dhe ndaj është e rëndësishëm që të kthehen në komision kolegët e PD, në mënyrë që të bëhen ndryshimet e nevojshme. Kjo edhe përsa i përket diskutimeve edhe ndryshimeve në Kodin Penal, sa i takon korrupsionit gjatë fushatës zgjedhore. Duhet të jemi të gjithë bashkë për të konkluduar për çështjet që fola më lart, pasi kanë të bëjnë me standardin e zgjedhjeve në vend”, tha deputeti Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here