Blushi: LIBRA është fuqia e shtresës së mesme

0
213

Themeluesi i LIBRA – s, deputeti Ben Blushi me anë të një statusi në Facebook shpjegoi se çfarë është partia Lista e Barabartë dhe cili është programi dhe synimi i saj. Në reagimin e tij,Blushi e cilësoi LIBRA-n  fuqinë e shtresës së mesme, ndërsa listoi një sërë premtimesh të kësaj force, duke përfshirë këtu, përcaktimin e minimumit jetik, uljen e çmimit të naftës, gazit, ilaçeve dhe ushqimeve. Reduktimin e tarifave universitare dhe në të njëjtën kohë pjesë e kërkesave të  kësaj force politike janë zgjedhja e presidentin nga Populli dhe reduktimi i numrit të deputetëve në parlament në 100.

Reagimi i plotë i deputetit Ben Blushi

LIBRA është një organizatë politike e qendrës që mbështet të varfërit dhe shtresën e mesme.LIBRA nuk mbështet atë që është popullore, por atë që është e drejtë.

LIBRA ka si simbol një katror të verdhë, mbi të cilin shkruhet Lista e Barabartë, ndërsa brenda tij me gërma kapitale të zeza shkruhet LIBRA.LIBRA beson se varfëria është armiku që duhet mundur nga shqiptarët.LIBRA beson se më pak të varfër do të thotë më shumë të pasur.

LIBRA nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, pasurisë, moshës, përkatësisë fetare, orientimit seksual apo bindjeve të mëparshme politike.

LIBRA do të financojë arsimin dy herë më shumë, do të reduktojë tarifat universitare dhe do ta bëjë të detyrueshëm arsimin e mesëm.LIBRA do të stimulojë punësimin e të rinjve.

LIBRA kërkon përcaktimin e minimumit jetik, si një standart i detyrueshëm, i cili do të nxjerrë nga varfëria 500 mijë shqiptarë.LIBRA do të kërkojë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe kontratë me orë pune për të gjithë.LIBRA do të ulë taksat për shtresën e mesme.

LIBRA kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli, që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe votim të emigrantëve kudo ku ata jetojnë.

LIBRA kërkon të ulet çmimi i naftës, gazit, energjisë, ilaçeve dhe ushqimeve.LIBRA kërkon ti japë fund importit të mbetjeve në Shqipëri.

LIBRA kërkon të ndryshojë plotësisht mënyrën e shfrytëzimit të deri tanishëm të pasurive strategjike kombëtare.LIBRA është e vendosur të zgjidhë me çdo kusht çështjen e pronësisë.

LIBRA ESHTE FUQIA E SHTRESËS SË MESME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here