Femrat në Suedi janë sfiduar për të gjetur një fjalë për masturbimin femëror, pasi në gjuhën e tyre nuk ekziston diçka e tillë.
E parë si tabu në disa vende, një akt i tillë nuk ka një emër edhe në Skandinavi.
Gara për të gjetur një emër është hapur nga RFSU, një OJQ që punon për marrëdhënie të hapura dhe pozitive seksuale.
Derimë tani grupi ka marrë mbi 1 mijë sugjerime, duke përfshi këtu edhe fjalë si “klittra”, “pulla” dhe “selfa”.
Do jetë publiku që do vendosë me votim për emrin.