Policia italiane arrestoi një shqiptare që shpërndante drogë në një mënyrë të pazakontë ne Milano. Për të mos rënë në gjurmë, ajo e fshihte kokainën në doza të vogla në kutitë e buzëkuqve.
E ndaluara është një nënë 39-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Ajo u ndalua pasi i kishte dhënë një pako të dyshimtë një personi që i ishte afruar automjetit të saj.
Në automjet, policia i zbuloi një sasi kokaine dhe 270 euro që i kishte përfituar nga shitja. Më pas gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan dy kuti të vogla buzëkuqi, ku fshiheshin 6 gramë kokainë gati për shitje, si dhe një shumë prej 2300 eurosh. / tvklan.al