Dritë hijet e planit të ri në Tiranë/ Kullat shumëkatëshe në planin e ri urbanistik dhe transparenca e munguar

0
295

 

 

Një plan me afat të gjatë, por vë në pikëpyetje zbatimin i tij, apo rrëzimin nëse vjen një tjetër kryebashkiak në drejtimin e kryeqytetit, nëse do të ndjekim praktikën e shkuar”

 

Problemi kryesor që ka pasur Tirana është miratimi i një plani rregullues urbanistik. Gjatë 25 viteve në kryeqytet janë miratuar disa plane të cilët kanë hasur në kundërshtime të mëdha. Të gjithë kryebashkiakët kanë pasur një ide të tyre për zhvillimin e Tiranës dhe  atë kanë dashur që të zbatojnë nëpërmjet një plani. Por çdo plan që është miratuar nuk ka pasur një jetëgjatësi të madhe, pasi është shfuqizuar nga pas kryebashkiaku pasardhës. Pas shumë miratimesh dhe shfuqizimi i te tyre, erdhi edhe radha e Erion Veliajt që të hartonte një plan urbanistik.  Veliaj me planin e tij mendon për Tiranën e vitit 2030, në një perspektivë afatgjatë.  Arkitektët e urbanistët italianë dhe shqiptarë nën drejtimin e arkitetikit Stafano Boeri prezantuan draftin e parë të planit të përgjithshëm vendor të Tiranës.  Që në fillimin e projektit për planin e ri shumë ekspertë dhe eksponentë të shoqërisë civile u shprehën kundër.  Mes debateve dhe zhurmës , Veliaj arriti që ta miratoi planin e ri urbanistik. Një plan i cili projekton ndërtimin e kullave gjigante. Sipas Bashkisë së Tiranës, plani i ri vendor të bazohet tek masterplani dhe studimi i bërë në vitin 1940. Në një projektvendim të çuar për miratim në Këshillin Bashkiak, përcaktohet se plani i përgjithshëm vendor do të jetë vazhdim i atij që kanë miratuar studiuesit italianë dhe shqiptarë në vitet 1940-1943. Plani i Përgjithshëm Vendor i Tiranës parashikohet të jetë instrumenti kryesor i planifikimit dhe i zhvillimit për qytetin. Sipas planit të ri që mëbshtetet në palnin e vitit 1940, parashikohet një zgjerim i qytetit.  “Qyteti do të zgjerohej në veri përtej lumit të Tiranës, duke krijuar një zonë satelit të lidhur me pjesën tjetër nga rrugë dhe ura. Parashikohej gjithashtu një aks i ri paralel me pjesën perëndimore të Unazës së madhe, i cili do të përfundonte tek stacioni i trenit”, – thuhet në plan.

 

Qëllimi i planit
Plani i ri vendor do të ketë disa qëllime, duke filluar me zhvillimin ekonomik të secilës Njësi Administrative. “Zhvillimin e balancuar duke krijuar një shpërndarje të re të funksioneve. Zhvillimi e  integruar në hapësirat më të mëdha urbane. Ndryshimin e funksioneve dhe raporteve të hapësirave urbane duke përfshirë edhe zona me karakteristika që nuk parashikoheshin nga plani ekzistues. Krijimin e një modeli të ri zhvillimi duke harmonizuar hapësirat në zonat e banimit, ekonomike, industrial etj. Ky do të jetë Plani i Përgjithshëm  në 15 vitet e ardhshme”, – ka parashikuar bashkia nëpërmjet planit të ri. Të gjitha vendimet e mëparshme të marra për hartimin e planit vendor do të shfuqizohen.
ndertimet-tek-liqeni

Zonat ku nuk do të ndërtohet
Plani i ri përcakton disa zona në të cilat do të ndërtohet dhe për këtë shkak janë krijuar shumë debate. Shumë ekspertë mendojnë që të nuk duhet të ndërtohet më në Tiranë pasi dendësohet shumë popullsia. Por sipas planit të ri janë disa zona në të cilat nuk do të lejohet ndërtimi. Disa prej zonave që nuk do të lejohet ndërtimi në të janë zonat me rëndësi kombëtare. Këtë fakt Bashkia e Tiranës e ka përcaktuar që në dokumentin për hartimin e planit të Përgjithshëm Vendor. Zonat e rëndësisë kombëtare ndahen në tri kategori. Zonat Monumentale që përfshihen në bashkinë e Tiranës të cilat janë: Mali i Vilës, Petrelë, Dorel, Kalaja e Ndroqit, Tirana-Qendra historike, Kalaja e Tiranës, Kalaja e Tujanit si dhe zonat monumentale të kategorisë së parë dhe të dytë. Në këtë plan nuk lejohet që të ndërtohen, por në zonat e tjera lejohen që të ndërtohen kullat shumë katëshe, që ishin edhe një nga pikat kryesore që mbështeti Veliaj.

anes (1)

Gjelbërimi

Një projekt madhor është krijimi i një brezi të gjelbër që mbron Tiranën nëpërmjet pyllit orbital për ta kthyer edhe si park, por dhe si kufi për ndërtimet. Parashikohet që në 15 vitet e ardhshme ne të mbjellim 2 milionë pemë. Një nga pikat më pozitive të këtij plani është që për herë të parë u bë dhe një riinventarizim i tokave bujqësore të Tiranë dhe sot hapësira e tokës së mbrojtur nga ky plan 5-fishohet.
Akuzat dhe reagimet

 

Stefano Boeri

 

Planin e ri e mbrojti ishte edhe Stefano Boeri, i cili është edhe hartuesi i këtij projektuesi i këtij plani. “Tirana do të jetë një metropol kaleidoskopik, një qytet intensiv, i aksesueshëm nga të gjithë, e që ruan trashëgiminë historike duke e shndërruar atë në turizëm aktiv”.

Leonard Olli

 

Një çështje që është kundërshtuar nga dhe  nuk është pranuar nga këshilltarët e djathtë, është mënyra se si ka ardhur plani në këshillin bashkiak.  “Nuk ka pasur aspak transparencë. Nëse për këtë plan punohet prej një viti, neve na është dhënë vetëm para dy ditësh. Nuk e kemi përpunuar dot materialin për 48 orë. Doja që të ndiqej rregulli ligjor, që sot të ishim në fazën e pranimit të planit. Po na kërkohet ta votojmë këtë plan pas 3 ditësh dhe kjo është skandaloze”, deklaroi Olli. Kjo deklaratë erdhi sepse Veliaj prezantoi planin në datën 27 dhe kërkoi nga këshilltarët që të miratonin atë tre ditë më vonë në datën 30 dhjetor. Por edhe data që ishte parashikuar për votim nuk ishte e duhura pasi në ditën e fundit të vitit vëmendja është shumë e ulët.

Edhe pas miratimit të këtij plani diskutimet dhe debat janë të shumta pasi kërkohet transparenca për mënyrën sesi u hartua dhe u miratua ky plan.

vv

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here