Kjo prezantuese është kapur në një moment të sikletshëm gjatë prezantimit të edicionit të lajmeve. Rastësi e madhe ka qenë fakti që ajo po lexonte tekstin e një kronike që fliste për sezonin e gripit, dhe vetë e zuri kolla.
Kur regjia u lidh sërish me studion e lajmeve, spikerja dukej që ishte zënë ngushtë dhe nuk ishte liruar ende nga kolla.