Hyn në fuqi ligji për TVSH-në, do zbatohet për ndërtesa që shiten nga sot e më pas

 

 

Personi i tatueshëm paraqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore një deklaratë me shkrim, ku deklaron se furnizimi i ndërtesës do të trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH 20%

 

Ndryshimet në zbatimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH-së, për shitjen e ndërtesave tashmë kanë hyrë në fuqi, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tërheq vëmendjen pasi e drejta e zgjedhjes së aplikimit të kësaj takse ushtrohet për ndërtesa ose pjesë të ndërtesës, që shiten pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ndër ndryshimet kryesore që sjell ky vendim është e drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës ose i pjesëve të një ndërtese. Personat e tatueshëm mund të ushtrojnë të drejtën të zgjedhin duke e trajtuar furnizimin e ndërtesave si furnizim të tatueshëm me shkallën e TVSH-së prej 20%. Kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet prej personave të tatueshëm që furnizojnë ndërtesa apo ambiente për banim,ose kur blerësi është një individ. E drejta e zgjedhjes ushtrohet për ndërtesat ose pjesë të ndërtesës, të cilat furnizohen (shiten) për qëllim përdorimi për veprimtarinë ekonomike të blerësit, subjekt i regjistruar, ose për qëllime rishitjeje prej tij, por jo për banim. Për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes personi i tatueshëm duhet të aplikojë zgjedhjen për çdo rast, përveçse kur blerësi është një person juridik i patatueshem ose një person i tatueshëm që kryen veprimtari të përjashtuar nga TVSH-ja. Kusht është që në kontratën e furnizimit të ndërtesës të shkruhet e shprehur qartë zgjedhja e dëshiruar nga furnizuesi dhe pranimi i saj nga blerësi. Në rastin kur blerësi, një person juridik i patatueshëm ose i përjashtuar nuk e pranon zgjedhjen, atëherë e drejta e zgjedhjes për të aplikuar TVSH-në nuk ushtrohet

 

Deklaratë me shkrim

 

Vendimi po ashtu paraqet modalitetet dhe rregullat e ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës. Personi i tatueshëm paraqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore një deklaratë me shkrim, ku deklaron se furnizimi i ndërtesës do të trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH 20%, si dhe një kontratë noteriale midis furnizuesit dhe blerësit, në të cilën duhet të jetë shprehur qartë se palët bien dakord se furnizimin e ndërtesës do ta trajtojnë si furnizim të tatueshëm me TVSH. Furnizuesi duhet të disponojë kontratën e shitjes, të cilën e vë në dispozicion të autoriteteve tatimore, kur i kërkohet. Mungesa e kontratës së furnizimit nuk i jep të drejtën e trajtimit të shitjes së ndërtesës si furnizim i tatueshëm.

Në rastin kur ndërtesa përdoret për qëllime të veprimtarisë ekonomike nga vetë personi i tatueshëm ndërtues ose nga investitori, kontratën e ndërtimit midis ndërtuesit dhe investitorit dhe lejes përkatëse të ndërtimit, si dhe një deklaratë noteriale për qëllimin e përdorimit të ndërtesës.

Në rast se personi i tatueshëm ia shet ndërtesën personave të tatueshëm, të cilët ushtrojnë veprimtari të përjashtuar nga TVSH-ja, furnizimi i ndërtesës trajtohet me TVSH, vetëm në rast se në kontratën e furnizimit, personi i tatueshëm blerës është njohur me këtë fakt dhe ka pranuar të paguajë TVSH-në. Në këtë rast, furnizuesi paraqet kontratën përkatëse, mungesa e së cilës nuk i jep të drejtën e trajtimit të furnizimit si të tatueshëm. Zgjedhja nis ditën e parë të muajit në të cilin ajo formalizohet. Pas fillimit të ushtrimit, zgjedhja zbatohet për aq kohë sa nuk ka qenë objekt ndërprerjeje. E drejta e zbritjes kur ushtrohet zgjedhja për furnizimin e ndërtesave ushtrohet në përputhje me dispozitat dhe përcaktimet në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Furnizuesi duhet të evidentojë veçmas zbritjet e TVSH-së për secilën nga ndërtesat ose grup-ndërtesat. Kur furnizuesi i ndërtesave ushtron edhe veprimtari të tjera të tatueshme me TVSH ose jo, në lidhje me të drejtën e zbritjes së TVSH-së duhet të evidentojë veçmas blerjet për secilën kategori të veprimtarisë. Nëse furnizuesi i ndërtesës ndodhet në një situatë sipas së cilës e drejta e zgjedhjes, nuk mund të ushtrohet, atëherë personi i tatueshëm duhet të procedojë me rregullimin e TVSH-së së zbritur më parë, nëse ndërprerja e transaksioneve të tatueshme ndodh para fillimit të vitit të nëntë pas vitit kur fillon e drejta e zbritjes.

 

Hyn në fuqi ligji për TVSH-në, do zbatohet për ndërtesa që shiten nga sot e më pas

Kjo është fantazma e Robin Hood? Eksperti

Hyn në fuqi ligji për TVSH-në, do zbatohet për ndërtesa që shiten nga sot e më pas

Paketa e solidaritetit, kategoritë që do të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko