Nga komisioni i Ekonomisë ministri Ahmetaj, prezantoi Aktin Normativ të treguesve kryesorë makroekonomik. Ky akt përmban paketën e solidaritetit, e cila konsiston në akordimin i një fondi në masën 4 miliard lekë për disa kategori përfituese. Po kështu, propozimi i këtij Akti Normativ, i jep zgjidhje situatës aktuale të detyrimeve të reja të krijuara nga njësitë e qeverisjes qendrore, duke shlyer gati 100% të tyre. Kjo, nëpërmjet hapësirës së krijuar nga fondet e lira dhe rialokimet e tjera, në funksion të rritjes së efiçencës së përdorimit të fondeve buxhetore, si korente por sidomos atyre kapitale. Gjë që, jo vetëm përmbush një nga objektivat tonë kryesore fiskalë, por njëkohësisht respekton rigorozisht edhe një nga shtyllat më të rëndësishme të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Pra cfarë përfshihet në Aktin Normativ?
Paketa e solidaritetit konsiston në akordimin i një fondi në masën 4 miliard lekë. Kategoritë përfituese për këtë qëllim, kriteret dhe procedurat e së cilave u përcaktuan në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, paraqiten si më poshtë:
Pensionistët – pa përjashtim, morën një shpërblim në masën 6.000 LEK. Vetëm në harkun një viti, dua t’i numëroj, janë gati 16 milionë dollarë në maj të vitit që kaloi për shkak të idnkesiomit të pensionitëve; 40 mln dollarë në paketën e solidaritetit, dhe 36 mln dollarë është shtesa në fondin e pensioneve që shkojnë për rritjen në 2017.
Personat me aftësi të kufizuara – në masën 2.000 LEK.
Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike – në masën 2.000 LEK.
Akordimi i një fondi në masën 450 milion LEK për emergjencat civile, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të dëmshpërblimeve (nga fatkeqësitë, përmbytjet, etj), nga viti 2013 e në vazhdim.
Akordimi i një fondi total në masën 600 milion lek për Ministrinë e Bujqësisë, në kuadër të Paketës për Mbështetje të Bujqësisë, që konsiston konkretisht në: 300 milion LEK shpenzime korente, për blerjen e krerëve të lopëve, në kuadër të kompensimit të fermerëve për lopët e sëmura. Shumë shpejt, besoj çështje ditësh do të fillojë shpërndarja në territorin e Republikës së Shqipërisë të lopëve për fermerët që kanë pësuar këto dëme. 150 milion LEK për projektin e investimeve publike “Krijimi i karantinës për kafshët e gjalla nga importi”. 150 milion LEK për projektin e investimeve publike “Sistemi i kamerave neper hidrovore” që ka të bëjë me monitorimin e fatkeqësive natyrore, kryesisht përmbytjeve, të lidhura me përmirësimin e funksionimit të hidrovoreve. Akordimi i një fondi në masën 142 milion LEK për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vendimeve gjyqësore, në sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve Akordimi i një fondi në masën 50 milion LEK për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në programin “Zhvillimi i Sportit” Rialokime të brendshme në projektet e investimeve publike, duke synuar kryesisht: Rialokimin e fondeve drejt projekteve të investimeve publike me ecuri më të lartë, për të lehtësuar edhe zbatimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të sektorit të infrastrukturës rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve, në masën 3.4 miliard LEK. Njëkohësisht, mbështetur në detyrimin ligjor për monitorimin e funksioneve të transferuara vendore për një periudhë 3 vjeçare, janë evidentuar disa problematika në financim të cilat janë të domosdoshme për t’u sistemuar përmes këtij Akti Normativ.
Dua sërish të theksoj që ky Akt Normativ nuk është sjellë me qëllim rishikimin në ulje të të ardhurave apo shpenzimeve.