Siç dihet rrugët e Shqipërisë, kryesisht ato të kryeqytetit janë të tejmbushura me lypës që kërkojnë lëmoshë. Shpesh me të drejtë për të siguruar diçka, por në më të shumtën e rasteve janë ose pre e trafikut njerëzor ose mashtrues që preferojnë të bëjnë një jetë pa punuar por duke jetuar në kurriz të dhembshurisë së qytetarëve.
Kështu, një qytetar nga Tirana ditën e sotme duke kaluar në rrugë syri i zuri një lypës. Ai ndjeu keqardhje për të dhe gjatë kohës që po i afrohej u bë gati t’i jepte diçka. Por sapo iu afrua pranë u habit tejmase nga skena që pa: lypësi ishte duke folur në telefon me një smartfone të kushtueshëm…