U gjet i vdekur në kapanonin e drogës, prokuroria: Besnik Pudja është vrarë, policia të rinisë hetimet

0
195

Dyshohet se 36-vjeçari që u gjet i vdekur nga plumbi në një kapanon të tharjes së lëndës narkotike në Kollogjesh të Shëngjergjit, është vrarë. Këtë dyshim ka Prokuroria e Tiranës pas hetimeve për ngjarjen e 7 tetorit ku viktimë mbeti 36-vjeçari, Besnik Pudja.

Dosja penale është pezulluar nga organi i akuzës dhe i është ridërguar Drejtorisë së Policisë Tiranë, e cila këtë herë duhet të kryejë veprime hetimore, tashmë me objekt vrasjen dhe me qëllim zbulimin e autorit ose autorëve të saj.

Kthimi i dosjes në polici hedh poshtë versionin e dhënë nga kjo e fundit më 7 tetor 2016 kur e referoi këtë ngjarje si vetëvrasje./bw

SHENGJERGJ-I-VDEKURI
Si provë kryesore për argumentin e vetëvrasjes policia tha se viktimës i kanë gjetur në duar shenja baruti, pretendim që është hedhur poshtë nga prokuroria.

Nisur nga trajektorja e plumbit, dëshmitë kontradiktore të personave të pranishëm në vendngjarje, nga pozicioni i trupit të pajetë dhe i armës me të cilën pretendohej se ishte kryer vetëvrasja prokuroria ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me vrasje dhe i lë detyrë policisë të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët.
SHENGJERGJ-I-VDEKURI-3

6 ditë pas ngjarjes, më 13 tetor policia arrestoi Algers Liçin, Dritan Buzon dhe Halit Dushën me pretendimin se ata kanë qenë në vendngjarje dhe nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur.

Megjithatë dyshimet se Besnik Pudja është vrarë dhe jo vetëvrarë janë hedhur që të nesërmen e ngjarjes. News24 shkoi në 14 tetor në vendin e ngjarjes ku zbuloi se ngjarja kishte ndodhur në një kapanon të tharjes së kanabisit dhe jo në një stan bagëtish siç kishte thënë më herët policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here