Një shkollë përfshirë stafin pedagogjik dhe prindërit e nxënësve të mitur janë skandalizuar nga ajo që kanë mësuar disa ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në Shën Petërburg të Rusisë, ku një mësuese e një shkolle fillore është zbuluar, se ka luajtur në filma pornografikë, shkruan standard.al Videot janë zbuluar nga vetë nxënësit të cilët e kanë raportuar ngjarjen dhe menjëherë pas kësaj janë marrë masa për përjashtimin e saj nga detyra.
Svetlana Topol , gjatë shfajësimit të saj është shprehur se ato video janë kryer gjatë vitit 2010 dhe 2011, kohë kur ajo ende nuk ishte bërë mësuese, por kjo nuk e ka shpëtuar nga pezullimi.
Prindërit janë shprehur të shqetësuar ndërkohë që kanë kërkuar hetim edhe për pjesën tjetër të stafit.