HISTORIA/ 40-vjeçarja: Bëra seks me shokun e djalit tim për inat të burrit por…

0
1166

Një grua rreth të 40-ve zbuloi se bashkëshorti i saj e tradhtonte me një minorene.

Në formë hakmarrjeje ajo u lidh me shokun e ngushtë të të birit, por nuk i kishte menduar mirë pasojat që mund t’i vinin prej këtij flirti me një 21-vjeçar.

Ja çfarë i ka treguar ajo psikologes së ‘The Sun’…

 

Letra e gruas

“Jam 40 vjeçe dhe kam një djalë 20 vjeç e një vajzë 18 vjeçe.

Një ditë zbulova se bashkëshorti im, i cili është 40 vjeç, më kishte tradhtuar me një 17-vjeçare. U tërbova kur mësova këtë lajm edhe më shumë për faktin se si arriti të bënte seks me një vajzë më të vogël se e bija…

Ne kemi një lokal nate dhe si barman kemi shokun e ngushtë të djalit që është 21 vjeç. Atë natë që mësova mbi tradhtinë, isha në lokal dhe ai më pa se sa keq u bëra. Pasi unë u largova për në shtëpi, ai erdhi pas pak me një buqetë me lule dhe ndenji me mua. Kjo më bëri të ndihem shumë mirë!

Një javë më vonë i afrohem për ta falënderuar për suportin që tregoi ndaj meje, por ai u kthye dhe më puthi në buzë. Kështu nisëm të takohesh në privatësi dhe të kishim raport seksual.

Por tani kam mësuar se jam shtatzënë prej tij dhe nuk di çfarë të bëj. Ai më pëlqen shumë dhe ideja e të pasurit një fëmijë me të gjithashtu por…kam frikë se si do të jetë reagimi i fëmijëve të mi”.

Përgjigjja e psikologes

“Mua nuk më duket aspak një lajm i gëzuar…Ti je në një raport me një moshatar dhe shok të djalit tënd. Druaj se i dashuri jot nuk do ta presë mirë këtë lajm pasi është shumë i ri për të menduar krijimin e një familjeje e aq më tepër me nënën e shokut të tij.

Mendoj se duhet të bësh një përllogaritje më të mirë të situatës e ndoshta do të duhet të marrësh ndonjë vendim drastik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here