Të paktën 4 kilogramë kokainë e pastër dhe dy kg marijuanë janë sekuestruar në Forli Cesena, të Italisë. Ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shtetas shqiptarë.
Sipas ANSA-s, të arrestuarit janë shqiptarët Fatos Sadiku, 33 vjeç, Luan Kasalla dhe Sulmina Fisric, 36 vjeç.
Gjithashtu policia italiane ka njoftuar se ka sekuestruar edhe 30 mijë euro në dorë si dhe mjetet për të konfeksionuar drogën, një veturë dhe një telefon
Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se operacioni u ndërmor kur hetuesit ndoqën Kasallën deri në shtëpinë e tij. Më pas makinës së Kasallës iu afruan dhe dy shqiptarët e tjerë.