Kur flitet për shpërthimin më të fuqishëm të ndodhur ndonjëherë në sipërfaqen e Tokës, gjithkujt me të drejtë do t’i shkonte në mendje bomba bërthamore në Hiroshima, apo ajo në Nagasaki.
Por nuk është kështu. Rreth 4 dekada para se Shtetet e Bashkuara të hidhnin në Japoni dy bombat bërthamore që do t’i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore, në Rusi është regjistruar një shpërthim, që sipas shkencëtarëve ka qenë rreth 108 herë më i fuqishëm se bomba e Hiroshimas.
Dhe shkaktari i këtij shpërthimi nuk është tokësor, të paktën sipas studimeve të fundit nga një grup shkencëtarësh italianë në Tanguska.
Sipas dëshmive të kohës, një “top zjarri gjigant” ndriçoi qiellin siberian më 20 qershor të 1908 para se të përplasej fuqishëm në tokë duke shkatërruar rreth 80 milionë pemë dhe gjithçka në një rreze prej dhjetra kilometrash.
Shkencëtarët italianë, në bashkëpunim gjeologët rusë, analizuan për 21 vite me radhë liqenin Cheko, që besohet se është krateri i shkaktuar nga meteori i rënë aty 110 vite më parë.
Pretendimet e shkencëtarëve rusë se përplasja e meteorit më 1908-n u dëgjuan në një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, Japoni Europë e madje deri në Britaninë e Madhe, provohen deri diku edhe nga raportimet e kohës në këto vende, ku flitet për një zhurmë të fuqishme të dëgjuar natën e 20 qershorit të atij viti./ Top Channel