Mediat italiane kujtojnë eksodin e 25 viteve më parë: Çfarë ka ndodhur sot me shqiptarët (Video)

0
240

Mediat italiane kujtojnë eksodin masiv të shqiptarëve. Në 8 gusht të vitit 1991, 25 vjet më parë, kur anija “Vlora” zbarkoi në Portin e Barit në Italisë. Në bord ndodheshin rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët kërkonin një jetë më të mirë në vendin fqinj.

Rai 3 ka përgatitur një reportazh me titull: “Çfarë ka ndodhur me shqiptarët?”

“A e mbani mend? Ishte vitit 1991, çdo ditë në televizion shikonim anije mbushur plot me njerëz të dëshpëruar, të dëbuar, të ftohur që kërkonin një shpresë në vendin tonë.

Atëhere flitej për “pushtim?” Po sot? Në harkun kohor të 25 viteve, çfarë ka ndodhur me shqiptarët që erdhën në Itali?” shkruan media italiane ndërsa jep rastin e një shqiptari që para pak ditësh ka marrë nënshtetësinë italiane dhe rrëfen se si më përpara italianët i shikonin shqiptarët si mafiozë e kriminelë.

“Pastaj e treguam veten. Kush donte të punonte, punoi…” thotë shqiptari protagonist në video-reportazhin e Rai 3.

https://www.facebook.com/PresaDiretta.Rai/videos/10158180739760523/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here