Papa Francesku bën simbolin e shqiponjës, Greqia “e shpall në kërkim” (Foto)

0
277

Një fotografi me shqiponjën dykrenare, e shtatë ushtarëve shqiptarë të cilët po kryejnë shërbimin e tyre në Greqi, kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje të opinionit publik tensionin me vendin fqinj.

Simboli i shqiponjës, i bërë nga ushtarët shqiptarë duket se ka indinjuar grekët, të cilët janë shprehur se ky simbol tregon edhe një herë tjetër se ata mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Për këtë arsye, sipas mediave greke, 7 shqiptarët rrezikojnë burgun, ndërsa ka nisur edhe puna për të gjetur përgjegjësitë administrative,expres.

Por nëse të bësh shqiponjën me duar, cilësohet si vepër penale në vendin fqinj, atëherë duhet të jenë të shumtë personazhet e njohur publik që rrezikojnë “të arrestohen” në Greqi.

Mes tyre është edhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku. Ky i fundit, në vizitën që bëri në Shqipëri në Shtator të 2014, është fotografuar në një moment në aeroplan teksa bën këtë simbol. Ndoshta kjo foto u ka shpëtuar grekëve, pasi sipas kësaj logjike penale, Papa duhet të ishte “shpallur në kërkim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here