Një automjet super luksoz, siç është ky McLaren i zi ka habitur laçjanët!
Më saktë, automjeti luksoz ka tërhequr vëmendje jo vetëm për shkak të pamjes së tij, por edhe për faktin se ai ishte “blinduar” nga një eskortë prej 15 automjetesh.
Kështu, karvanin e automjeteve e prin McLaren-i që ecën me dyer hapur, ndërsa pas tij vijnë plot 15 makina njëra pas tjetrës.
Një i ri e ka filmuar menjëherë skenën, duke e nisur videon në redaksinë e JOQ. Por, kush ndodhet brenda automjetit të parë që kushton të paktën 250 mijë euro?
Sipas raportuesit, është pikërisht reperi Noizy ai që udhëton me McLaren në Laç. Një automjet të tillë e zotëron pikërisht Fatmir Hysenbelliu, ish-futbollisti shqiptar, i cili futi për herë të parë në vendin tonë një McLaren që kap vlerën e 250 mijë eurove.
Nuk dihet me siguri se i kujt është ky automjet në video, pasi ngjashmëria me atë të Hysenbelliut është jashtëzakonisht e madhe./ Jeta osh qef/