Ekzistojnë 9 vende, ku përhapja e sëmundjeve më të zakonshme është shumë e ulët. Ja cilat janë ato dhe arsyet përse ndodh kjo, shkruan standard.al.
Pekini
Vendasit në Pekin shumë rrallë preken nga artriti. Sipas të dhënave, kjo lidhet me faktin se niveli i obezitetit apo problemet me peshën në Kinë është shumë i ulët.
Meksika
Vendasit në Meksikë nuk vuajnë nga rritja e kolesterolit. Në Meksikë, problemet me kolesterolin apo sëmundjet e zemrës janë pothuajse inekzistente. Kjo vjen si rrjedhojë e dietës ushqimore që mban popullata e këtij vendi, e cila përmban ushqimet vendase, siç janë: misri, fasulet, kungulli.
Japonia
Japonezët preken shumë pak nga problemet me depresionin. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit se meshkujt japonezë nuk e pranojnë apo nuk e raportojnë gjendjen e tyre depresive.
India
Indianët veriorë kanë norma të ulëta të sëmundjes së alzheimerit. Sipas ekspertëve, kjo vjen nga dieta e pasur me karbohidrate, yndyra të shëndetshme, fasule dhe pak mish. Pjesë e dietës është edhe përdorimi i pluhurit të tumerikut.
Nigeria
Nigeria ka nivelin më të ulët të sëmundjeve kancerogjene në botë. Arsyeja se përse ndodh kjo, nuk është shumë e qartë, por sipas studimeve përdorimi i produkteve vendase dhe ushqimeve të gatuara në shtëpi, e ulin riskun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene.
Sardenja
Sardenja ka shkallën më të lartë të banorëve që kanë jetuar deri në moshën 100-vjeçare. Sekreti është një kombinim i dietës (fruta, perime, vaj ulliri, hudhra dhe pak mish) dhe stilit të jetesës (njerëzit punojnë deri në moshën 90-vjeçare) dhe gjenetikës.
Kina
Kina ka nivelin më të ulët të personave të prekur nga kanceri i prostatës. Arsyeja mund të jetë dieta (përfshin kryesisht çajin jeshil), stërvitja apo gjenetika.
Egjipti
Egjiptianët preken shumë rrallë nga sëmundja e parkinsonit. Si rrjedhojë e mosekspozimit të tepruar ndaj pesticideve apo kimikateve.
Vendet myslimane
Vendet myslimane preken rrallë nga kanceri i lëkurës. Kjo sepse tradicionalisht pjesën më të madhe të kohës janë të mbuluar, duke qenë të mbrojtur nga dielli. Ata gjithashtu nuk shkojnë në plazh dhe nuk e ekspozojnë trupin në diell.