Prokurori nuk deklaron pasurinë, dorëzon dorëheqjen (Emri)

0
256

Ligji i Vettingut ka dhënë efektet e para, pasi një prokuror nuk ka pranuar të deklarojë pasurinë dhe ka dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për Prokurorin e Kavajës, Sulejman Tola. Prokurori Tola ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurisë, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk ka dhënë asnjë reagim për rastin në fjalë.

Prokurori e ka argumentuar refuzimin për t’i nënshtruar Vetting­ut, me faktin se për pak muaj del në pension.

Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim financiar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here