Sipas studimeve të fundit, shumica e prindërve preferojnë njërin nga fëmijët më shumë se të tjerët. Studimi vëzhgoi 384 familje dhe gjeti se 74% e nenave dhe 70% e baballarëve raportonin preferencë më të madhe ndaj njërit prej fëmijëve.
Ndryshe nga ç’prisnin studiuesit, fëmija i parë ishte më i preferuar nga prindërit sesa fëmijët e tjerë, ne shumicën e familjeve të marra në studim. “Ne u habitëm nga kjo” thotë Katherine Conger, “sepse hipoteza jonë ishte se fëmijët e parë do të ndikoheshin më shumë nga trajtimi diferencial që mund të shfaqnin prindërit duke qënë se janë më të mëdhenj dhe kanë kaluar më shumë kohë me prindërit”.
Fëmijët kanë personalitete të ndryshme, pika të forta dhe pika të dobta ashtu siç kanë edhe prindërit ndaj është mëse e kuptueshme që ndonjë ditë të shfaqen preferenca për një fëmijë dhe ditën tjetër për fëmijën tjetër. Faktikisht studimi gjeti se pavarësisht radhës së lindjes, të gjithë fëmijët mendonin se fëmija tjetër ishte më i preferuar për prindërit. Kjo do të thotë se çfarëdo që të bëjnë prindërit, kjo është një betejë e humbur, kështu që nuk ia vlen të stresoheni më shumë seç duhet.