Bashkëpunimi/ Qytetarët i “bashkohen” nismës së bashkisë për të ndarë mbetjet pa shkuar në burim

0
192

 

“Shpresojmë që bashkia ta marrë për bazë këtë ide që është shumë gjeniale, pasi kostot do të jenë më të ulëta për të diferencuar mbetjet”

 Pas një reklame shumë të madhe, Bashkia e Tiranës ditët e fundit nisi diferencimin e mbetjeve që në burim. Me anë të dy koshave të cilët duhet që të mbushen me mbetje të llojeve të ndryshme, bashkia kërkon që të zbus ndotjen dhe të shtoj riciklimin. Kjo nismë nga ana e bashkisë duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët, ose është pritur aq mirë sa qytetarët kujdesen që ti mbushin kazanët dhe më pas ti hedhin mbeturinat rreth tij. Në një nga rrugët e kryeqytetit, qytetarët janë kujdesur më shumë seç duhet për  të diferencuar mbetjet, pasi kanë mbushur kazanët dhe i kanë diferencuar mbetjet edhe jashtë tyre. Fotot janë shkrepur pranë gjimnazit në disa rrugë të Tiranës, ku shihet qartë së qytetarët kërkojnë që ti diferencojnë mbetjet pa shkuar farë në burim. Këta qytetarë nuk preferuan që ti hedhin mbeturinat brenda kazanit, por ta bëjnë ndarjen në jashtë tyre. Shpresojmë që bashkia ta marrë për bazë këtë ide që është shumë gjeniale, pasi kostot do të jenë më të ulëta për të diferencuar mbetjet. Kjo tregon që kujdesi i qytetasve është shumë i madh, dhe ata e kanë përqafuar mjaft nismën e re të bashkisë. Kjo ka ardhur edhe nga deklarata e kryetarit Erion Veliaj, i cili tha se kur shihet që mbetjet nuk janë ndarë siç duhet ato bashkohen përsëri kur grumbullohen. Edhe këta qytetarë që kanë preferuar  të ndajnë mbetjet ende pa shkuar në burim, pasi kanë parë që fqinjët e tyre nuk i kanë hedhur mbetjet në kazanin e duhur. Por nëse vazhdohet me këto ritme, nisma për të ndarë mbetjet do të mbetet vetëm si një ide.

1 1b

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here