Blushi: Paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos, do mjaftonin për të shlyer pagat e naftëtarëve

0
209

Themeluesi i LIBRA –s, deputeti Ben Blushi propozoi nismën më të re të kësaj force, për t’i kthyer ARMO –n, publikut. Sipas deputeti, ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore. Blushit theksoi se vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë kryebashkiakut të Durrësit do mjaftonin për të shlyer pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Reagimi i Ben Blushit

Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Çdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit. Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here