Dashi 21 Mars – 20 Prill
Disa angazhime të rëndësishme nuk ju lënë kohë që t’i realizoni ashtu si dëshironi. Fatkeqësisht, megjithatë, askush nuk duket i gatshëm t’ju ndihmojë. Do t’i kryeni detyrat tuaja edhe të vetëm, dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Një fjalë e urtë thotë: I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Rastësi të vogla do t’ju ndihmojnë ta zeroni vonesën që keni akumuluar. Kështu, në fund do t’ia dilni edhe para të tjerëve! Nuk keni si të mund të mos shmangni ndonjë vështrim pak miqësor në rrethin tuaj, por do t’ia dilni t’i pranoni.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Duke mësuar të menaxhoni pengesat, jo vetëm që do të vlerësoheni nga të gjithë, por do t’ju besohen edhe detyra të reja së shpejti. Nëse jeni duke kërkuar një ndërmarrje të re, duhet të jeni ju të parët që besoni në potencialet tuaja.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Së shpejti mjegulla do të fashitet dhe ju do të shihni çdo gjë më qartë. Tani për tani nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të prisni, pa ndërmarrë hapa të rrezikshëm. Nuk është e vështirë të kujdesesh për diçka nëse dëshiron vërtet. Fillimisht fitoni urtësinë.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Më e mira pritet të vijë. Kjo është ajo që thoni shpesh nën zë me vete, duke e ditur se gjithmonë mund të përmirësoheni, dhe të kënaqeni me pak nuk është diçka që ju shkon përshtat! Ndërsa prisni mundësinë për të bërë lëvizjen e duhur, planifikoni çdo strategji deri në hollësi.
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Fundjava po afron dhe me këtë edhe dëshira për të dalë e për t’u dëfryer. Pak ajër i freskët bën mirë gjithmonë! Dikush shumë shpejt do t’ju shprehë të gjithë mirënjohjen e vet, pasi ju nuk i gjykoni gjërat nga paraqitja.
Peshorja 23 Shator – 22 Tetor
Keni ndryshuar mendje ndoshta shumë shpejt dhe tani një kolegu i ka mbetur qejfi nga ju, duke u ndjerë i tradhtuar. Sigurisht që do t’ia dilni t’ia shpjegoni më mirë… Duhen disa pikëmbështetje të forta, për të mos lejuar të tërhiqeni lehtësisht nga çdo drejtim i rrymës.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Miq në vështirësi? Jeni gati të bëheni copash për të ndihmuar dhe për të kënaqur gjithkënd. Por për veten tuaj, ndërkaq, keni prirje të mendoni shumë pak. Nëse koha nuk ju mjafton, nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të zgjidhni me shumë kujdes angazhimet tuaja.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë pozicionimi i Venusit me Saturnin, duke e marrë jetën pak lehtë dhe me një buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë fluturohet: do të lodheshit shumë!
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Energjia e Marsit do t’ju nevojitet së tepërmi në botën e sipërmarrjes. Do t’ju ndihmojë gjithashtu të kanalizoni më mirë energjitë tuaja, në mënyrë që të ngriheni. Durimi shpërblehet, por në këtë rast nevojitet mbi të gjitha vullneti, që sidoqoftë nuk ju mungon!
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Të pavarur dhe me zgjuarsi, do të dini si ta ktheni situatën në avantazhin tuaj. Në fund do të merrni rezultate edhe më të mira sesa kishit parashikuar. Askush nuk do t’ia dalë t’ju pengojë dhe të ndërhyjë midis jush dhe objektivave juaja.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Nevoja për siguri vjen në një kohë pak të ndërlikuar për jetën në çift. Vendosini të gjitha letrat mbi tavolinë dhe dorën në zemër! Të shprehni emocionet tuaja nuk do të jetë e lehtë, por të paktën e keni provuar. Dhe kjo është ajo që ka rëndësi.