Intervista/ Edison Ypi: Dritëro Agollit i uroj agoni të gjatë

9
3822

 

“Me qindra prokurorë, gjykatësa, hetuesa, agjitatorë partiakë, nuk i kanë tharë trutë e shqiptarëve më tepër se Dritëro Agolli”

66

Reagimi i fortë me akuza deri në mallkime i Edison Ypit ndaj shkrimtarit Dritëro Agolli pak ditë më parë krijoi jo pak debate dhe diskutime. Lidhur me këtë, gazeta kontaktoi me z.Ypi, të cilit i mori një intervistë, ku gazetari argumentoi qëndrimin e tij ndaj shkrimtarit.

 

Zoti Ypi, duke u nisur nga një reagim i mëparshëm i juaji, do donim t’iu pyesim: Pse kaq mllef ndaj Dritëro Agollit ?

Sepse Agolli nuk është poet apo shkrimtar. Agolli është thjesht një katundar i shkathët shfrytëzues i rrethanave pa asgjë të përbashkët me qëllimet e larta, një marifetçi banal, një nga të shumtët mediokër të letërsisë, një mjeshtër i hileve të voglave për të jetuar sa më rehat. Për të dhënë një shembull me raki dhe dehje si i pëlqen Agollit, nëse Poezia e Lasgushit është raki e zjerë dhjetë herë, vargëzimet e Agolllit janë thjesht musht.

Nuk ju duken të rënda këto kritika ?

Aspak. Nuk janë kritika, janë konstatime. Arti, Poezia, duhet të kenë doemos efekt emancipues, lartësues. E vetmja gjë që Agolli u dha leckamanëve të uritur të Diktaturës janë ca rima monotone për tu gudulisur veshët. Asgjë më tepër. Popullariteti që ende sot Agolli ka, është një turp kombëtar me përmasa të frikëshme. Arsyeja pse, për turp të tyre, shqiptarët e sotëm lexojnë vjershëzat e tij, lidhef goxha me ndihmesën e pakursyer që Agolli dha për kalbjen e shijeve artistike të tye. Nëse Agolli do kishte luajtur ndonjë rol pozitiv sado minimal, do duhej t’i vinte ndesh popullarizimit të Artit, çka kurrë nuk e bëri. Roli çorroditës i këtij përbindëshi që e mbajnë për qingj të butë me lesh të bardhë, është i pallogaritshëm. Me qindra prokurorë, gjykatësa, hetuesa, agjitatorë partiakë, nuk i kanë tharë trutë e shqiptarëve më tepër se Dritëro Agolli.

Megjithatë Dritëro Agollin shqiptarët e duan…

Gjermanët e kanë dashur Hitlerin. Italianët kanë bërë be’ për Musolinin. Shqiptarët kanë derdhur lot për kurvin. Vjershurinat dhe poeziçkat Agolli i ka imponuar përmes një turpi tepër të madh. Duke shfrytëzuar identitetin fshataresk. Katundar dhe poet ishte një monedhë tepër e vlefshme, një valutë që këmbehej me leverdi, një binom tejet i pëlqyer dhe shpërblyer nga burokratët, aparatçikët, partiakët, nomenklatura dhe gjithë rrugaçët e kohës. Nëse dikush thoshte se Agolli është poet i mirë, të gjente belaja po ta kundërshtoje. Të thoshe që Agolli është i keq, ishte e barazvlerëshme me çmendurinë, shkoje në burg, gjë që nuk ndodhi, jo sepse nuk e mendonin, por sepse nuk ishin budallenj sa ta bënin atë gabim.

Çfarë bëri Agolli që meritoi këto që thoni ju ?

Agolli veproi dhe reagoi kurdoherë në atë mënyrë që kokëulja, poshtërimi, skllavëria, të pranoheshin si normale, të shndrroheshin në mënyrë jetese, çka pati pasoja fatale. Forcoi tiparet prej mercenari të shqiptarit. Vetdijën e parazitit që nuk do të punojë, nuk di të punojë, jetën nuk e kupton dot ndryshe veçse si ecejake nëpër shi e baltë me lugë e gavetë në brez nga kazerma në llogore gjatë një lufte që thuhet se do ndodhi por ska asnjë gjasë të shpërthejë. Agolli ishte ai që ndikoi më së shumti për ta shterpëzuar bashkësinë e fukarenjve. I bëri fshatarët të shihnin ëndërra me sy hapur. Ua ngriti mendjen puntorëve duke i bërë të besonin se ishin klasë në fuqi. E dinte se çfarë bëhej, kishte dijeni për rrahjet, spiunimet, internimet, burgosjet, dhe i inkurajonte. Ato që tha në fillimet e Partisë Socialiste ishin manovra e rradhës prej babaxhani të rrejshëm. Nuk tha kurrë gjysëm fjale për vuajtjet e të persekutuarve, kalvarët e kulakët të katundeve, revoltimin e qytetarëve. Sot ndodhet në pozitën më të turpshme; pjesë e rëndësishme, faktor deciziv, i restaurimit të nomenklaturës. Në një formë edhe më të egër. Tashmë jo si proletarë që përgatisin revolucionin dhe të tjera dëngla, por thjesht ne që ishim grusht bashkuar rreth kurvit, të bashkohemi rreth interesit, të tjerët veten vrafshin.

Ndoshta u nxitove me ato mallkimet. Agolli është shëndoshë e mirë…

Aq më mirë që Agolli të vazhdojë të gjallojë. Jo jeta por agonia është ajo që Agollit ja uroj sa më të gjatë.

 

Në fund mund të na thoni se çfarë është kjo faqa e re www.ypi.al ?

www.ypi.al është një faqe interneti. Jo si faqet e tjera, kobure në duart e atyre që i xhvasin paret njëritjetrit. Është faqe serioze, pa asnjë qëllim fitimi, me synime të larta. Nëse shumica e faqeve të tjera janë hyzmeqarka, zotësia më e madhe e të cilave është të nxjerrin bythën përjashta, www.ypi.al është një zonjë e rëndë nga ato që veshin një fustan të thjeshtë, ama rreth gushës kanë një gjerdan me perla nga 100 milionë euro secila.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here