Në shumë sondazhe është vënë re se rreth 70% e njerëzve bëjnë seks vetëm një herë në javë dhe seksologët kërkojnë të kuptojnë arsyen e kësaj frekuence. Një ndihmë të madhe në këtë pikë japin edhe ekspertët e ushqimit.
Kemi dëgjuar shpesh për « dietat mrekulli », që na bëjnë të biem në peshë brenda pak javëve. Por këto dieta kanë edhe efektet e tyre anësore, sidomos në jetën tonë seksuale. Sforcimi i organizmit tonë gjatë rënies së shpejtë në peshë na stërmundon dhe pa energji, nuk mund të ketë seks.
Duke lënë mënjanë humbjen e pakontrolluar të peshës, çekuilibrimi ushqimor, me mungesë absolute proteinash në dietë për shembull, çon në trishtim, depresion dhe humbje estrogjeni dhe testosteroni, hormone që ndikojnë në seksualitet.
Eliminimi i yndyrnave çon në uljen ekstreme të nivelit të testosteronit dhe meshkujt kanë nevojë për yndyrna për të bërë seks.