Ministri Koka: I dhamë PS 18 mijë vota, po na tradhëtoi në Lezhë e Pogradec. Sot kryebashkiake në Durrës duhej të ishte Duma

0
237

Ne intervisten qe dha sot per ora-news, ministri i Mjedisit Lefter Koka dha disa deklarata teper te forta. Po keshtu ai foli specifikisht edhe per rastin e Duuresi ku tha se ka një bashki menjë arrogancë të tejskajshme.

 

“Ne i dhamë 18 mijë vota atij koalicioni në zgjedhjet vendore dhe ka qenë zoti Meta që kemi bërë bisedë të drejtpërdrejtë dhe është thënë në mbledhjen e kryesisë në qarkun e Durrësit, Lefter Koka ti rrezikon edhe postin e ministrit nëse LSI nuk e voton 100% kandidatin e aleancës. Ç’na ndodhi ? Na ndodhi ku në Lezhë patëm tradhëtira nga më të habitshme, na ndodhi që në Pogradec patëm tradhëtira nga më të habitshme dhe nuk morëm një faleminderit për qarqet që dhamë kontribut. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare bashkie, jo Vangjush Dako.Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së durrësit po dhunon policinë e Durrësit. Policia ka shkuar në drejtim të paditur, ata njerëz kanë një detyrë dhe një funksion, të bëjnë fituese forcën e tyre politike. LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here