Shkrimtari dhe filozofi zvicero – francez Olivier Clerc ka për ne një histori të vogël , por që mbart brënda një mësim madhështor.
Bëhet fjalë për principin e Bretkocës së vluar.
Imagjinoni një tenxhere plot me ujë të ftohtë në të cilën noton e qetë një bretkocë. Një zjarr i ndezur poshtë tenxheres ku uji fillon të ngrohet ngadalë. Pas pak uji bëhet i vakët. Bretkocës i duket i këndshëm dhe vazhdon të notojë. Temperatura sa vjen e rritet. Tashmë që uji është pak më i ngrohtë seç duhet , bretkoca nuk e pëlqen dhe aq shumë. Ndjehet disi e lodhur por gjithsesi nuk ndjehet e rrezikuar… Uji tashmë është me të vertetë shumë i ngrohtë. Bretkocës fillon ti duket e pakëndëshme , por ndjehet e pafuqishme dhe duron e nuk ankohet.
Temperatura vazhdon të ngrihet deri sa Bretkoca përfundon e vluar krejtësisht dhe ngordh.
Nëse kjo bretkocë do të ishte futur direkt në një enë me ujë të nxehtë 50 gradë, do ishte shtyrë menjëherë me forcë mbi këmbët e pasme dhe do kishte kapërcyer përtej enës.
Kjo eksperience tregon se kur një ndryshim zhvillohet në mënyrë të ngadaltë, i shpëton vemendjes dhe në të shumtën e rasteve nuk nxit asnjë reagim, asnjë kundërshtim, asnjë revoltë.
Po të shikojmë se ç’ndodh në shoqërinë tonë prej shumë vitesh, ne pësojmë një gërryerje të ngadaltë me të cilën mësohemi. Shumë ngjarje që 20 a 30 vjet më parë do na kishin tmerruar ,sot bëhen pak nga pak të zakonshme, na “ ëmbëlsohen” dhe na shqetëojnë fare pak ose na bëjnë krejtësisht indiferent.
Në emër të progresit , politikës dhe shkencës , bëhen ngadalë atentatet më të këqija ndaj Lirisë individuale, dinjitetit njerëzor, integritetit të natyrës , bukurisë dhe lumturisë së të jetuarit në këtë tokë . Të gjitha këto të ndihmuara nga bashkepunimi i vazhdueshem i viktimave, injorantëve kokëboshë apo menefregisteve. Shenjat e zymta paralajmeruese per të ardhmen, ne vend qe te nxisin reagime dhe masa parandaluese, nuk bëjne gjë tjetër veçse përgatisin psikologjikisht popullin të pranojë kushtet e një jete mizerabël, gati gati tragjike.
Dëndja papushim me informacione nga mediat bllokon mendjet tona , të cilat nuk e ” shquajnë ” dot më realitetin.Kur fola për herë të parë rreth kësaj situate ishte për nesër. Tani është për sot. Atëherë nëse nuk jeni si bretkoca , gjysëm të vluar, jepini një shtytje të shpëtoni përpara se të jetë shumë vonë.
Shenim:( Fiziologu gjerman Friedrich Goltz njihet si nje nga eksperimentuesit e pare me ujin e nxehte & bretkocen. Në John Hopkins University ne 1882 e larget jane bere studime mbi kete fenomen. Ne fushen e marketingun ky efekt eshte parë pozitiv për Kompanite , sepse punonjësit i pershtaten me mire ndryshimeve graduale. )