Premtimi që mbeti në fushatë, qentë e rrugëve bashkëjetojnë çdo ditë me qytetarët (FOTO)

0
153

Një problem që ka qenë dhe është një shqetësim për qytetarët, janë qentë e rrugëve. Fushata elektorale e një viti e gjysmë më parë kishte si premtim të saj edhe zgjidhjen e kësaj çështje. Premtuesi për të zgjidhur këtë problem, ishte Erion Veliaj , sot është në krye të bashkisë, por duket se ka harruar fare këtë premtim, që e ka bërë në fushatë. Në fillim të mandatit të tij, ai hapi një klinikë për sterilizimin e qenve të rrugës që filloi të funksiononte vetëm për pak kohë. Si në qendër ashtu edhe në periferi, grumbuj të shumtë qensh ecin pa pasur frikë dhe pa u shqetësuar fare. Ata që shqetësohen për këtë fakt janë banorët të cilët ndjehen të rrezikuar nga prania e tyre. Miqësor në pamje të parë, por agresivë nëse u afrohesh shumë. Ka pasur raste që qytetarë janë sulmuar nga qentë, por askush nuk merr masa për të zgjidhur një problem që është shumë shqetësues. Por problemi sjell problemin. Qentë e rrugëve nuk ushqehen nga pronarët sepse nuk kanë një të tillë, për këtë arsye ata mundohen që të gjejnë diçka në kosha të ndryshme. Kërkimi i tyre është shumë i rrëmujshëm dhe krijojnë një kaos rreth kazanëve. Problemi është shumë i madh dhe i pranuar nga të gjithë, por askush nuk interesohet për ta zgjidhur. Institucioni përkatës për të zgjidhur këtë problem ka harruar që duhet ta rregulloj situatën me qentë e rrugëve.  Fotot që po ju tregojmë janë shkrepur në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, ku shihen qentë të cilët flenë të qetë anës rrugës.

2b 2c 2d

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here