Sharje e fyerje në komision mes Shalsit e Spahos: “Palaço”, ” I pafytyrë”

0
204

Debate të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitën në Komisionin hetimor për Zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ.

Vetëm pas pak minutash mbeldhja u ndërpre pasi debatet agravuan në ofendime mes deputetëve.

Teksa socialist Eduart Shalsi ka kërkuar që të qëndrohet me orare të zgjatura që të zhvillohen seancat me dëshmitarët, situata u agravua mes tij e kreut të komisionit, demokratit Edmond Spaho.

Ja debatet:
Shalsi: “Herën tjetër ikët për ndeshjen”.
Spaho: “Je i pafytyrë”
Shalsi: “Palaço, je dhe goxha burrë”.
Pas këtyre debateve Shalsi ka vendosur të ndërpresë seancën ndërsa është shprehur se mund të vijojë por jo me këtë gjuhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here