Skandali, 200 koka derri dhe organe të brendshme gjenden në lumin Ishëm, banorët: Jemi në rrezik

0
194

Banorët e Krujës kanë zbuluar një skandal mjedisor mëngjesin e sotëm. Lumi Ishëm dihet prej kohësh që mbledh mbeturinat e zonës, kryesisht mbetje plastike por ajo që është zbuluar sot është një katastrofë dhe rrezik për banorët. Ata kanë evidentuar 200 koka derri dhe organe të brendshme në lumin Ishëm. Nuk dihet se si kanë përfunduar këto mbetje shtazore në brigjet e lumit Ishëm as se nga kanë ardhur.

Banorët kanë thënë për News24 dhe BalkanWeb se disa nga kokat e gjetura kanë edhe numër matrikulimi, por një pjesë e numrave vërehet se janë të dëmtuar.

Problem shumë i madh është era e rëndë që ndihet përreth dhe banorët janë të terrorizuar. Ata shprehen të frikësuar pasi mund të përhapet edhe ndonjë epidemi.

“Vumë re erën e keqe mëngjesin e sotëm. Rrezik për mjedisin, kokat po përhapen nga qentë e mund të hapet edhe ndonjë epidemi. Dyshojmë se kokat janë hedhur ditën e djeshme por deri tani, nuk është bërë asnjë inspektim në zonë”, deklarojnë banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here