Trafiku i drogës në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari që i iku dje policisë

0
180

Pas operacionit të djeshëm në kryeqytet ku policia arrestoi dy vetë të akuzuar për shitje kokaine dhe heroine në zona të ndryshme të Tiranës, është bërë e mundur vënia në pranga e personit të tretë të vënë në kërkim.
Armond Kurti, 41 vjeç, nuk mundi të arrestohej gjatë operacionit “January” ku u sekuestruan 1 kg kokainë. Por policia njofton se prangosi 41-vjeçarin, i cili punon tek Drejtoria e Transportit Rrugor, mbrëmjen e djeshme në afërsi të Shkollës së Kuqe.

Dy ditë më parë Gjergji Gjina, 49 vjeç dhe Ismail Allushi, 53, u arrestuan në flagrancë me 1 kg kokainë. Në Rrugën “Vllaznit Huta” u konstatua automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti  Gjergji Gjinan rreth 10 metra më larg u konstatua i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin Armond Kurtin, i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë,” bëri me dije dje policia në njoftimin e saj.

Menjëherë u bë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e Gjinës por në momentin e ndërhyrjes arriti të largohej me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi Kurti, duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here