Ai ka thyer rekordin Guinness si njeriu me më shumë tatuazhe në trup, dhe bashkëshortja e tij I premton se nëse do të bëjë edhe një të vetëm atëherë do të divorcohet nga ai.
Guinness Rishi, 70, nga Delhi, është i mbuluar me flamujt e 305 vendeve të ndryshme, 185 harta e vendit, 165 mini flamuj dhe 2,985 karaktere.
Gruaja e tij, Bimla, më në fund e bindi atë për të ndaluar pas fitimit të titullit Guinness që askush tjetër nuk do të donte të tentonte për ta thyer rekordin e tij botëror – i cili zyrtarisht qëndron që prej 2009-ës ku ai kishte vetëm 220 tatuazhe të flamujve të ndryshëm të botës.
“Unë e kam thyer rekordin tim dhe do të ftojë gjykatësit që të vijnë për të rinovuar librat e tyre” tha Guinness, i cili ndryshoi emrin e tij nga Har Prakash, kur ai u nis për të thyer sa më shumë rekorde që 5 vite më parë./Standard.al