FAKT/ 5 emocionet që ju shëndoshin

0
248

Ka me të vërtetë emocione që të bëjnë të shtosh në peshë. Këtu janë pesë prej tyre.

1. Vetmia. Nuk ka asgjë të keqe në botë se vetmia, ajo ndjesi e të qënit askushi në krahasim me universin që na rrethon. Vetmia është një nga emocionet e para që të bën të shtosh në peshë. Një studim i ri amerikan ka zbuluar se ata që ndihen të vetmuar kanë nivele të rritura të oreksit se sa njerëzit që janë në një ambient të mbushur me njerëz.

2. Xhelozia. Një nga emocionet më shkatërruese që të bëjnë të shtosh në peshë është xhelozia dhe pakënaqësia. Disa studiues argumentojnë se për shkak të xhelozisë që ne e gjejmë veten duke konsumuar më tepër ushqim. Përveç kësaj, ulja e aktivitetit seksual nuk do të ndihmojë për të humbur ato kalori shtesë.

3. Pakënaqësitë. Pakënaqësia personale, qoftë për punën ose në një marrëdhënie, të çon në rritjen e ndjenjës së oreksit dhe rrjedhimisht fiton peshë.

4. Ankthi. Ndër emocionet që të bëjnë të shtosh peshë është edhe ankthi. Ankthi, si pakënaqësia, shkakton stres, e rrit ndjenjën e urisë. Sipas një studimi, dy të tretat e njerëzve me çrregullime në të ngrënë gjithashtu vuajnë nga ankthi.

5. Stresi. Së fundi, stresi ndikon në marrëdhëniet në mes njerëzve dhe ushqimit. Kur jeni duke kaluar nëpër një kohë veçanërisht të vështirë, trupi akumulon yndyrë dhe se tret atë, duke bërë që të shtojmë në peshë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here