Çfarë misteresh fsheh Trekëndëshi i Bermudeve?

0
371

Në konferencën “Mite dhe realitete të Atlantidës” është thënë se nën ujërat e oqeanit, pikërisht në zonën e Trekëndëshit të Mallkuar, gjendet një piramidë misterioze, ndoshta me origjinë atlantidase, e cila rrezaton një energji të fuqishme. Është kjo energji ajo që shkakton zhdukjet dhe që i çmend busullat dhe mjetet e tjera të komunikimit?

Në librin e tij, Berlici flet pikërisht për këtë piramidë, bile na thotë diçka më shumë. Jo vetëm që do të ishte vërtet piramida, por se do të kishte mbeturina arkitektonike në kuptimin e vërtetë të fjalës, midis të cilave një mur me origjinë të dukshme njerëzore,shkruan standard.al. Këto rrënoja u përkasin 12 mijë viteve më parë, në mos më shumë, edhe pse natyrisht shkencëtarët këmbëngulin që t’i deklarojnë se këto mbeturina janë “natyrore”.

Me këtë “qytet” të mbytur është marrë Doktori Menson Valentin, që për 25 vjet me radhë ka studiuar dhe shqyrtuar zonën nënujore në fjalë. Doktor Valentini është paleontolog, gjeolog dhe arkeolog nënujor, pse jo dhe speleolog amator dhe pilot avionësh.

Gjatë një interviste të bërë me Berlicin, ai ka deklaruar: “E gjithë zona e Bahama Benksit, gjatë akullnajës së fundit, ndodhej sipër nivelit të detit dhe u mbyt nga shkrirja e mëtejshme e akujve.

Në të gjithë zonën e Biminit ka një suksesion të vazhdueshëm skemash dhe modelesh arkitektonike, katrore dhe katërkëndore, të cilat përbëjnë konturet dhe dimensionet e atij vendi që ndodhet nën ujë. Mirëpo e gjitha kjo më bindi se dikur zona ishte e banuar nga popuj të lashtë.

Në shkretëtirën e Naxkas në Peru kam parë figura gjeometrike me përmasa të ndryshme, të cilat përbëjnë provën e pranisë së lashtë të njeriut në këtë lokalitet dhe shumë figura të tilla janë të ngjashme me modulet e Bahama Benksit”.

Duke vazhduar për sa i përket qëndrimit të shkencëtarëve: “Jam i bindur se motivi sipas të cilit shumë shkencëtarë hezitojnë apo deri refuzojnë për t’i vizituar këto dhe rrënoja të tjera misterioze dhe enigmatike, është për t’u kërkuar në faktin që kanë frikë se duhet të vënë në diskutim teoritë e tyre, shpjegimet e tyre sempliciste, shkruan stanadard.al. Preferojnë të vazhdojnë t’i konsiderojnë shumë rrënoja e statuja si kapriço të natyrës”.

Pyetjes së Berlicit: “Cili popull mund t’i ketë ndërtuar këto rrugë apo mure?”, Doktor Valentini i është përgjigjur:

“Të njëjtit njerëz që kanë bërë sferat e mëdha të Amerikës Qendrore, kokat e gurta të Tehuantepekut, platformat e mëdha mbështetëse të tempullit të Baalbekut në Liban dhe të atij të Maltës në Mesdhe, e njëjta racë që ka ndërtuar Stonhenxhin në Angli dhe muret ciklopike të Saksahuamànit dhe të Ollantajtambos në Peru, menhirët dhe rrugët e gurta të Bretanjës dhe rrënojat kolosale të Tiahuanakos në Bolivi, dhe statujat e Ishullit të Pashkëve – një racë parahistorike që ishte në gjendje të spostonte, përpunonte dhe realizonte blloqe gurësh gjiganteske, sipas sistemesh dhe metodash që vazhdojnë të mbesin mister për ne njerëzit modernë”./standard.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here