Faqja on line e agjencisë më të madhe serbe, Tanjug sot nuk ka punuar si zakonisht. Të gjithë ata qytetarë serbë, por jo vetëm, që kanë dashur të lexojnë lajme, e kanë pasur këtë të pamundur për disa orë pasi faqja ishte hakërkaur.
Vetë Tanjug në një shkrim të sajin thotë se këtë mëngjes sajti i tyre është sulmuar nga hakerat shqiptarë.
“Kosova është Serbi” ishte ky lajmi i parë qe lexuesit e agjencisë më të madhe ne Serbi, Tanjug kanë mundur të shohin, e shoqëruar me një foto të UÇK-së.
Sipas njoftimit te Tanjug, “Hakerët shqiptarë sulmuan faqen e internetit të dielën në mëngjes, ku në ballinën e Tanjug-ut është vënë një flamur i madh kuq e zi me simbole të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.
Siç është mësuar, web i kësaj agjencie serbe është sulmuar nga një grup që e quan veten “Tootx_Kosovo”.