Kjo fjali është shuuuumë e papritur!
Trajneri i Bayern-it, Carlo Ancelotti, në një intervistë për revistën “Kicker” ka pranuar se futbolli nuk është pa “efekte anësore”. Sipas tij, stërvitja e tepërt të shkatërron. “Nëse dikush sot më thotë se sporti të bën mirë për shëndetin, atëherë e siguroj se nuk është e vërtetë”, – nisi italiani tezën e tij. “Kam luajtur për 20 vite si profesionist. Sot nuk vrapoj dot, gjunjtë i kam të mbaruar, më dhemb shpina”, – argumentoi ai më tej.
Ancelotti ka luajtur për tri skuadra italiane, Parma, Roma dhe Milan. Gjithsej ai ka bërë 26 paraqitje me kombëtaren e Italisë nga viti 1981 deri në vitin 1991. “Squadra Azurra” u rendit në vendin e tretë në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në vitin 1990, kur 57-vjeçari ishte pjesë e saj. E gjitha kjo karrierë aktive i ka lënë mjaft pasoja teknikut. Kjo është arsyeja pse ai nuk përpiqet kurrë t’i mbingarkojë lojtarët e tij me stërvitje.
Nëse këto fjali i thotë një njeri i cili ka patur suksese te Juventus, Milan, Chelsea, Paris dhe Real Madrid, patjetër që duhen konsideruar. “Stërvitja është e rëndësishme, por në dozën e duhur. Mund të stërvitesh fort, por duhet t’i japësh mundësi trupit për të pushuar. Nuk jam trajner i cili i vret lojtarët në stërvitje. Në Spanjë thonë ‘demasiada agua mata la planta’, që do të thotë ‘shumë ujë vret bimën’. Kështu është edhe me stërvitjen”, – përfundoi Ancelotti./telesport