Horoskopi 30 janar 2017

0
296

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 30 janar 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Javën do e nisni me këmbën e mbarë. Energjia është e mjaftueshme, po ashtu dhe dëshira për të vepruar në mënyrën e duhur me gjërat që keni në program. Megjithatë këshillohet që të keni durim dhe të dini të prisni.

Demi

Për shumë prej jush, kjo e hënë do të nisë më së miri, në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Uranit. Megjithatë ajo që këshillohet për ju është që të mos nxitoheni. Analizoni mirë detajet dhe pasojat para se të veproni.

Binjakët

Nën presionin e Plutonit dhe Uranit, e hëna do të jetë mjaft e ngarkuar. Në punë do të ketë zhvillime interesante, lidhur me çfarë ju rrethon. Këshillohet që gjatë gjithë ditës të veproni në mënyrë sa më diplomatike.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës. Parashikohet një periudhë e shkëlqyer me mundësi shumë të mira në punë dhe në dashuri. Yjet ju këshillojnë që të zgjidhni rrugën më të mirë për të ndjekur, duke lënë mënjanë euforinë e momentit.

Luani

Dita e parë e javës do të nisë në mënyrë të mrekullueshme. Do të merrni një pozicion shumë të favorshëm në punë dhe në aktivitetet në përgjithësi. Si gjendja mendore dhe ajo fizike do ju përgjigjen, ndaj mos hiqni dorë nga asgjë me të cilën do përballeni.

Virgjëresha

Do të jeni shumë të ngarkuar emocionalisht dhe nuk do rezultoni shumë të frytshëm. Ndikimi i Mërkurit do ju mbajë në ankth dhe harmonia e ditëve të lëna pas do të zëvendësohet nga pesimizmi.

Peshorja

Kjo është një ditë e mbushur me momente të bukura si dhe kulme lumturie. Megjithatë ndonjë situatë e papritur do ua prishë humorin. Por situata do të përmirësohet sërish në sajë të ndikimit të Saturnit.

Akrepi

Do të ketë të reja të rëndësishme në fushën personale, me miqësi dhe kolegë të rinj në punë. Do të gjeni shumë të përbashkëta me persona inteligjentë, por që do e kenë karakterin pak të vështirë. Këshillohet që të mos u jepni mundësi personave që nuk e meritojnë, por shmangini.

Shigjetari

E hëna do të jetë me ritme të qeta. Saturni, Urani dhe Venusi do ju ndihmojnë që të bëni zgjedhjet e duhura dhe do ju ruajnë nga çdo problem.

Bricjapi

Kjo periudhë është më se e mirë. Do t’iu duhet vetëm të lini pas shpine gjërat e panevojshme dhe të përqendroheni në domosdoshmëritë. Nisuni gradualisht, por me vendosmëri deri sa të realizoni synimin tuaj.

Ujori

Dita do të jetë në ujëra neutrale, me ndryshime jo gjithmonë të pranueshme në nivelin personal. Shumë prej jush do të ndihen të vlerësuar dhe të admiruar.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të keni Hënën dhe Venusin në shenjën tuaj, të cilët do të plotësojnë çdo dëshirë tuajën. Këshillohet që të hidhni hapin e parë, pasi dikush që e keni përzemër me zi pret që të bëni diçka të tillë, për të nisur një raport unik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here