Kush janë ministrat që flenë me dashnoret te kompleksi i Balilit. Ja dy emrat e përfolur

0
5499

Sot ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pas shkarkimit nga detyra me urdhër të kryeministrit lëshoi disa deklarata bombë ndaj qeverisë, kreut të saj, minsitirt të Brendshëm si edhe akteve antikushtetuese të ekzekutivit. Një ndër akuzat më të forta të tij ishte se në kohën kur ai denonconte dhe kërkonte zbatimin e ligjit për arrestimin e Klement Balilit, ministrat e Ramës flinin me dashnoret në resortin e tij. “Uhtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.Manjani......

Por kush janë këta ministra? Sa e vërtetë është akuza e ish-ministrit?

Ndonëse Manjani nuk i përmendi me emra në akuzën e tij, ka qenë kreu i LIBRA Ben Blushi si një ish-socialist që e njeh më nga afër shtëpinë e purpurt, i cili ka përmendur dy emrat e ministrave. Sipas Blushit ata janë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.  “Shqipëtarët dhe ndërkombëtarët presin që Balili te arestohet kurse prositutat argetohen!”, shkruante Blushi në facebook. Me tej në një video të postuar bashkëngjitur këtij statusi Blushi zbuloi edhe emrat që Manjani nuk i tha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here